Aubameyang largohet nga Dortmund, transferohet në Premierligë

Chelsea synon të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre –Emerick Aubameyang.

Sport

29/11/2017 09:38

Chelseat i është dhënë mundësia të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Pierre –Emerick Aubameyang.

Sulmuesi 28-vjeçar do të jetë në dispozicion në janar pasi prishi marrëdhëniet me skuadrën e Bundesligës, ndërsa “Blutë e Londrës” janë në mesin e klubeve që janë alarmuar më të marrë vesh se ai është në merkato, shkruan Albeu.com.

Sipas Mirror, Chelsea është i hapur për ta blerë një sulmues tjetër, pasi Alvaro Morata nuk po mund t’i plotësojë kërkesat e krijuara nga orari i ngjeshur i klubit.