Aubameyang: Jam kapiteni më i këndshëm në ligë
Reprezentuesi i Gabonit mori shiritin e klubit në krahë në vitin 2019 dhe që atëherë e ka çuar Arsenalin në një triumf të Kupës FA në stadiumin Wembley, dhe gjithashtu edhe në fitimin e Superkupës së Anglisë.
Sport
32-vjeçari është shprehur se ai është kapiteni më i “këndshëm” në ligë dhe mundohet të jetë një shembull për skuadrën e tij në përpjekjet për ti frymëzuar të rinjtë dhe të moshuarit.
“Unë jam kapiteni më i këndshëm në ligë, ndoshta në botë!” tha ai. “Të them të drejtën përpiqem të jem shembull, mendoj se kjo është pjesa më e rëndësishme e të qenit kapiten dhe përpjekjes për të frymëzuar të rinjtë në skuadër, por edhe të moshuarit. Mundohem të jap më të mirën time dhe të jap gjithçka që mundem për klubin.
“Kjo është puna, kur je kapiten, kjo është puna: duhet ta marrësh, ta pranosh dhe të merresh me të. Është një punë e bukur, është puna më e bukur në futboll. Patjetër.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme [të flasësh me ekipin] dhe mendoj se të gjithë presin që unë të komunikoj shumë, por unë jam një djalë i qetë, një djalë i turpshëm, por kjo është në rregull! Mundohem të përmirësohem në këtë dhe padyshim që përpiqem të flas, më e rëndësishmja në dhomën e zhveshjes, mendoj se kjo është pjesa më e madhe për mua. Mundohem të jem gjithmonë pozitiv dhe të jap mbështetje për djemtë.”
“Dera ime është gjithmonë e hapur”, shtoi ai. “Kur luftojmë, më pëlqen t’u them disa fjalë djemve dhe të përpiqem t’u jap atyre gjëra pozitive në mendjen e tyre. Në mendjen time, edhe nëse janë vetëm dy ose tre fjalë, kjo mund të ndryshojë diçka dhe ndoshta është një gjë e mirë”, ka theksuar sulmuesi nga Gaboni. /Lajmi.net