Atyre që u është hequr video në TikTok, platforma tani i informon pse
TikTok ka azhurnuar udhëzimet e saj për komunitetin në mënyrë që njerëzit të cilëve u janë hequr videot nga platforma tani të informohen pse.
Auto & Tek
“Për muajt e fundit, ne kemi eksperimentuar me një sistem të ri njoftimesh për t’i sjellë krijuesve më shumë qartësi rreth heqjes së përmbajtjes”, tha TikTok në një postim, transmeton lajmi.net.
“Qëllimet tona janë të rrisim transparencën dhe edukimin rreth Udhëzimeve tona të Komunitetit për të zvogëluar keqkuptimet në lidhje me përmbajtjen në platformën tonë”.
Kompania e aplikacioneve virale të videove pretendoi se veprimet e saj të zbatimit kanë ulur shkallën e shkeljeve të përsëritura dhe vizitat për të lexuar Udhëzimet e Komunitetit të kompanisë janë gati trefishuar.
Kompania thotë se tani po fillon globalisht ndryshimin. /Lajmi.net/