Atletico njofton Man United se duan shitjen e Saul Niguez

Atletico Madrid thuhet se e kanë njoftuar Manchester Unitedin se mesfushori Saul Niguez mund të largohet për ndonjë ofertë të mirë.

Sport

30/06/2021 10:36

Spanjolli ka dështuar të jetë titullar te Atletico gjatë edicionit 2020/21 dhe gjithashtu nuk u ftua nga Enrique te Spanja për “Euro 2020”, përcjellë lajmi.net.

Pavarësisht këtyre problemeve, Saul kërkohet nga klubet e Premierligës, si Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool,

Sipas AS, Ateltico ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Saul, mirëpo duan një vlerë të lartë në këmbim.

Kampioni i Spanjës kërkon se paku 100 milionë euro edhe pse kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2026 dhe ka klauzolë të lirimit me vlerë 150 milionë euro.

Saul ka bërë 41 paraqitje edicionin e kaluar, duke menaxhuar të shënojë një gol dhe kontribuar me dy asistime./Lajmi.net/