Atletico në stilin e Barcës, kërkon reduktim page nga yjet e skuadrës
Atletico Madrid duket se është po ashtu në një krizë ekonomike. Skuadra ‘Rojiblancos’, thuhet se ju ka kërkuar yjeve të skuadrës që të konsiderojnë një reduktim në pagë. ‘Goal’ mëson se Atleti ka pasur këtë kërkesë te disa lojtarë, si Lemar, Oblak, Koke, Griezmann e Felix, përcjell lajmi.net. Oblak dhe Lemar kanë bërë lëshime tashmë,…

Sport
Atletico Madrid duket se është po ashtu në një krizë ekonomike.
Skuadra ‘Rojiblancos’, thuhet se ju ka kërkuar yjeve të skuadrës që të konsiderojnë një reduktim në pagë.
‘Goal’ mëson se Atleti ka pasur këtë kërkesë te disa lojtarë, si Lemar, Oblak, Koke, Griezmann e Felix, përcjell lajmi.net.
Oblak dhe Lemar kanë bërë lëshime tashmë, kurse edhe me të tjerët bisedat po ecin pozitivisht.
Klubi përveç që ka propozuar paga më të vogla për lojtarët, rrezikohet që pagesat të jenë edhe me vonesa.
Mbetet të shihet se si do ta zotërojë Atletico Madrid këtë krizë financiare. /Lajmi.net/