Atletico me përmbysje mposht Cadizin

Atletico Madrid ka arritur ta mposht Cadizin me rezultat të ngushtë edhe pse ishte duke humbur 2:0 pas vetëm 30 minutave lojë. Atletico në fund triumfoi me rezultat 3:2. Jan Oblak pati një natë për tu harruar në paraqitjen e tij të 400 për klubin, pasi pësoi dy herë brenda 30 minutave. E para erdhi…

Sport

01/10/2023 23:06

Atletico Madrid ka arritur ta mposht Cadizin me rezultat të ngushtë edhe pse ishte duke humbur 2:0 pas vetëm 30 minutave lojë.

Atletico në fund triumfoi me rezultat 3:2.

Jan Oblak pati një natë për tu harruar në paraqitjen e tij të 400 për klubin, pasi pësoi dy herë brenda 30 minutave.

E para erdhi kur mbrojtja e Atletit u zhvesh plotësisht, dhe Lucas Pires shfrytëzoi hapësirën në shtyllën e pasme.

Derisa, Roger Marti arriti të mposhtë vijën e mbrojtjes së Atleti-t dhe e mposhti portierin për 2-0.

Angel Correa shënoi në kthimin e tij nga lëndimi pak para pushimit, dhe zvogëloi epërsinë e mysafirëve.

Ndërsa kur kishin kaluar vetëm 10 sekondave nga fillimi i pjesës së dytë, Nahuel Molina gjeti golin për 2-2.

Correa mori edhe golin e dytë personal pas një lëvizje të shkëlqyer ekipore për të përmbysur rezultatin..

Cadiz është në vendin e 12-të ndërsa Atleti zë vendin e katërt, pesë pikë larg liderit Real Madrid.