Atletico Madridi shpreh interesim për Hector Bellerin
Atletico Madridi është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin anësor të Arsenalit, Hector Bellerin.

Sport
Spanjolli sezonin e fundit e kaloi në Real Betis si i huazuar, ndërsa rikthimi i tij te “topçinjtë” pritet të jetë vetëm protokollar, pasi londinezët nuk llogarisin më në shërbimet e tij.
Kontrata e tij me ish-kampionët anglezë përfundon në vitin 2023, andaj, për të mos e humbur me parametra zero, do të tentohet që të shitet në këtë verë, transmeton lajmi.net.
Vlera e Bellerin në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, është diku rreth 20 milionë euro, mirëpo Arsenali mund ta konsiderojë edhe ndonjë ofertë më të vogël se aq.
Vetë lojtari muaj më parë deklaroi se dëshiron ta vijojë qëndrimin te Betisi, fakt ky që mund të jetë përcaktues në të ardhmen e tij. /Lajmi.net/