Atletico Madrid synon transferimin e Felipes

Klubi spanjoll Atletico Madrid janë në bisedime me mbrojtësin e Lazios Luiz Felipe.

Sport

24/06/2021 21:37

Sipas ‘Calcio Mercato’, Atletico Madrid kanë shprehur interesim për mbrojtësin Felipe, transmeton lajmi.net.

Kampioni aktual i Spanjës është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për mbrojtësin, që ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

24-vjeçari shihet si futbollisti i duhet, që ta përforcojë mbrojtjen e skuadrës së Diego Simeones.

Braziliani, sezonin e kaluar zhvilloi 18 ndeshje me fanellën e Lazios në të gjitha garat. /Lajmi.net/