​Atletico Madrid fiton ndeshjen dramatike ndaj Sevilla

Futbollistët e Atletico Madrid kanë mposhtur në udhëtim skuadrën Sevilla me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligës së Spanjës. Agoume solli vendësit në epërsi të hershme në minutën e gjashtë, raporton KosovaPress. Të përzgjedhurit e argjentinasit Diego Simeone u rikthyen në lojë me golin e Alvarez në minutën e 25-të…

Sport

06/04/2025 18:27

Futbollistët e Atletico Madrid kanë mposhtur në udhëtim skuadrën Sevilla me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligës së Spanjës.

Agoume solli vendësit në epërsi të hershme në minutën e gjashtë, raporton KosovaPress.

Të përzgjedhurit e argjentinasit Diego Simeone u rikthyen në lojë me golin e Alvarez në minutën e 25-të nga penalltia.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte pa fitues, Barrios shënoi golin e dytë për madrilenët në minutën e tretë të kohës shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Atletico mbetet e treta në tabelë me 60 pikë, tri më pak se Real Madridi i dyti dhe shtatë më pak se lideri Barcelona.

Sevilla pas 30 xhirosh renditet e 12-ta në tabelë me 36 pikë, prej tyre 9 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje.

Në ndeshjen tjetër të ditës Las Palmas pësoi si vendës nga Real Sociedad me rezultat 1:3.

Sonte luajnë Real Valadolid-Getafe dhe Villarreal Athletic Club.

Të hënën zhvillohet ndeshja e fundit ndërmjet Leganes dhe Osasuna.

Kujtojmë, dje lideri Barcelona luajti baras si vendës me Real Betis me rezultat 1:1. Mallorca e Vedat Muriqit humbi si vendës nga Celta Vigo 1:2. Real Madrid pësoi humbje të papritur nga Valencia 1:2, ndërsa Girona humbi po ashtu si vendës nga Deportivo Alaves 0:1.