Atletico insiston për Shaqirin

Atletico Madrid vazhdon përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri. Ylli kosovar preferon Juventusin, mirëpo kampioni i La Ligës nuk dorëzohet në kërkim të tij.

Sport

26/08/2014 23:10

Preferenca e tij është Juventus, por një thirrje e fuqishme nga La Liga s’ka të ndalur.

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri kërkohet nga shumë klube evropiane. Juventus, por edhe shumë të tjerë.

Kurse, në listë është edhe kampioni i La Ligës, Atletico Madrid. Gazetari i mirënjohur italian Gianluca di Marzio nga “Sky” ka njoftuar se Shaqiri nuk i ka dhënë një “Jo” përfundimtare Atleticos, por ka kërkuar kohë që të mendojë më mirë.

Në pritje të Italisë sepse Juventus e ka joshur gjithmonë, mirëpo Los Cholchoneros nuk e ndalin presionin dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e tij.