Atletico fiton minimalisht ndaj Gironës, Correa heroi i ‘rojiblancos’
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Gironës. ‘Rojiblancos’ morën një fitore minimale 2:1, por të rëndësishme ndaj Gironës. Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, pasi shënuan qysh në fillim. Po rridhte minuta e 5` kur Angel Correa realizoi dhe i dhuroi epërsinë Atleticos. Raste të tjera skuadra e Diego Simeones krijuan, por në pjesën e…

Sport
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Gironës.
‘Rojiblancos’ morën një fitore minimale 2:1, por të rëndësishme ndaj Gironës.
Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, pasi shënuan qysh në fillim.
Po rridhte minuta e 5` kur Angel Correa realizoi dhe i dhuroi epërsinë Atleticos.
Raste të tjera skuadra e Diego Simeones krijuan, por në pjesën e parë gola më nuk shënuan.
Edhe në 45 minutat e tjera më mirë e nisën vendasit, pasi shënuan sërish në start.
Në minutën e 48` ishte përsëri Correa që realizoi dhe dyfishoi epërsinë.
Girona arritën të ngushtonin epërsinë, pasi shënuan për 2:1 në minutën e 65`, me Rodrigo Riquelme.
Kjo ishte e tëra që mysafirët arritën të bëjnë ndaj Atleticos.
Me këtë fitore ‘rojiblancos’ kanë 16 pikë në vendin e katërt, kurse Girona ka një shtatë në pozitën e 13./Lajmi.net/