Atletico barazon Barcelonën
Atletico Madrid fitoi në udhëtim te Elche me rezultat 2:0 dhe barazoi me pikë Barcelonën në krye të La Ligës. Skuadra e trajnerit Diego Simeone vazhdoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke marrë pikë të plota nga ballafaqimi i vlefshëm për xhiron e 15-të, dhe shtoi presionin ndaj Barcelonës para takimit të nesërm të gjigantit…

Sport
Atletico Madrid fitoi në udhëtim te Elche me rezultat 2:0 dhe barazoi me pikë Barcelonën në krye të La Ligës.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone vazhdoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke marrë pikë të plota nga ballafaqimi i vlefshëm për xhiron e 15-të, dhe shtoi presionin ndaj Barcelonës para takimit të nesërm të gjigantit katalan në udhëtim te Athletic Bilbao.
Mesfushori i talentuar Koke kaloi Atletico Madridin në epërsi me golin e tij në minutën e 63-të, kurse fitoren mysafirëve ua siguroi super sulmuesi Diego Costa.
Ylli brazilian me nënshtetësi spanjolle shënoi në minutën e 74-të, golin e tij të 15’të pas po aq ndeshjesh.