ATK kalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë. Ai ka thënë se ATK për herë të parë, ka arritur të tejkaloju shifrën prej 1 miliardë eurove tatime të mbledhura brenda vitit. Këtë, Murati e ka quajtur rekord historik, e që ka thënë se është arritur ende pa përfunduar viti fiskal,…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka thënë se ATK për herë të parë, ka arritur të tejkaloju shifrën prej 1 miliardë eurove tatime të mbledhura brenda vitit.
Këtë, Murati e ka quajtur rekord historik, e që ka thënë se është arritur ende pa përfunduar viti fiskal, më 16 dhjetor.
Ai ka thënë se kjo arritje përbën më shumë se dyfishim të mbledhjes së tatimeve brenda vendit, nga 467 milionë euro në mbi 1 miliardë euro për 5 vite.
“Gjatë së njëjtës periudhë:
– Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro
– Fitimi i korporatave është rritur nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro
– Numri i vendeve të punës është rritur nga 350 mijë në 435 mijë”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: