ATK-ja me 62.9 milionë euro më shumë tatime të mbledhura këtë vit

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e  Administratës Tatimore të Kosovës, ku të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e…

Lajme

05/09/2024 14:44

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e  Administratës Tatimore të Kosovës, ku të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e performancës dhe zbatimin e reformave strategjike.

“Totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642.0 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga ATK-ja kanë thënë se ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës.

“ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/