Ati Sava kritikon policinë dhe KFOR’in

Sava Janjic kritikon EULEX’in, Policinë e Kosovës dhe KFOR’in për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën e sotme në veri.

Lajme

03/11/2013 21:15

Ati Sava Janjic nga Manastiri i Deçanit, ka kritikuar mënyrën se si organet ndërkombëtare e vendore të rendit e sigurisë kanë menaxhuar situatën e sotme në komunat veriore të Kosovës kur bandat ekstremiste serbe sulmuan vendvotimet në atë pjesë.

“E kam të vështirë ta kuptoj se si EULEX, Policia e Kosovës dhe KFOR nuk munden t’i parandalojnë sulmet e huliganëve në vendvotimet në veri të Kosovës”, ka thënë Ati Sava.