Atentati në Kumanovë, publikohen pamjet kur qëllohet zyrtari i BDI-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë. Atje është qëlluar me armë zjarri, zyrtari i BDI-së Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë. Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. TV 21 në Maqedoninë e Veriut, i ka…

Lajme

07/10/2025 18:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë.

Atje është qëlluar me armë zjarri, zyrtari i BDI-së Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.

Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

TV 21 në Maqedoninë e Veriut, i ka publikuar momentet kur zyrtari i BDI-së u qëllua.

Aty shihet se si një person i veshur me të zeza i afrohet me armë në dorë veturës me të cilin lëvizte Zekirija Shaini, dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Aktualisht, policia po punon në kapjen e të dyshuarve dhe në zbardhjen e rastit.