Atentati me katër të vrarë në Shkodër, arrestohen katër policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e Rajonit të Shkodër-Lezhë, ka arrestuar 4 efektivë policie me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me atentatin me katër viktima të ndodhur në Dobraç disa javë më parë. Sipas AMP inspektor Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu, përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme…

Lajme

20/11/2024 15:19

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e Rajonit të Shkodër-Lezhë, ka arrestuar 4 efektivë policie me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me atentatin me katër viktima të ndodhur në Dobraç disa javë më parë.

Sipas AMP inspektor Blerim Kurmekaj dhe Viktor Logu, përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe inspektor Julian Sterkaj dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër nuk kanë respektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Urdhri i ndalimit sipas euronews.al, vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar.