​Atdhe Nuhiu emërohet ndihmës-trajner i Kosovës

Ish-sulmuesi i njohur dardan, Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A. Ky vendim i FFK-së vjen si pjesë e strategjisë për të përfshirë ish-lojtarët e Kombëtares në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë eksperiencën e tyre tek gjeneratat e reja. Atdhe Nuhiu, i njohur për karrierën e tij të suksesshme si futbollist,…

Sport

27/01/2025 13:30

Ish-sulmuesi i njohur dardan, Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A. Ky vendim i FFK-së vjen si pjesë e strategjisë për të përfshirë ish-lojtarët e Kombëtares në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë eksperiencën e tyre tek gjeneratat e reja.

Atdhe Nuhiu, i njohur për karrierën e tij të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner tek skuadra austriake, Altach dhe pa dyshim përfshirja e tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda do të jetë një mundësi e mirë në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm, por edhe ndihmesë për sukseset e reja të ekipit kombëtar.

Gjatë javës së kaluar në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, derisa Samir Ujkani prej më shumë se një viti është në pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares A.