Atalanta pa Berat Gjimshitin për disa javë

Atalanta do të jetë pa Berat Gjimsitin për të paktën dy javë pasi ai pësoi një dëmtim, duke iu shtuar listës  së mungesave. Mbrojtësi qendror u zëvendësua  në humbjen ndaj Torinos të hënën në mbrëmje. Sipas Sky Sport Italia, ai është diagnostikuar me një problem në muskul në këmbën e majtë. Ai pritet të jetë…

Sport

06/12/2023 19:10

Atalanta do të jetë pa Berat Gjimsitin për të paktën dy javë pasi ai pësoi një dëmtim, duke iu shtuar listës  së mungesave.

Mbrojtësi qendror u zëvendësua  në humbjen ndaj Torinos të hënën në mbrëmje.

Sipas Sky Sport Italia, ai është diagnostikuar me një problem në muskul në këmbën e majtë.

Ai pritet të jetë jashtë fushës për të paktën disa javë dhe ndoshta do të kthehet vetëm në fund të vitit.

Është një goditje për trajnerin Gian Piero Gasperini, i cili po përgatitet për përballjen e kësaj fundjave në Serie A me Milanin.

Mbrojtësi i Shqipërisë këtë sezon ka zhvilluar 18 paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat me Atalantan. /Lajmi.net/