Atalanta i vë çmim të “çmendur” Gjimshitit

Berat Gjimshiti do të kthehet gjatë verës te Atalanta dhe duket se klubi i Serisë A ka plane të rëndësishme për futbollistin shqiptar.

Sport

23/05/2017 23:36

Lojtari u huazua në verë që të luante më rregullisht dhe të ambientohej me futbollin italian. Por me sa duket, në Bergamo mendojnë se ai është një lojtar tek i cili mund të besohet për të ardhmen afatgjatë.

Në momentin kur u vendos dhënia në huazim e tij te Avelino, dy klubet ranë dakord për vendosjen e një klauzole largimi nëpërmjet të cilës klubi i Serisë B mund të blinte futbollistin në fund të këtij edicioni. Por siç ka treguar sot presidenti i Avelinos, Valter Takone, shifra ishte e papërballueshme për klubin e tij.

“Ne nuk shpenzojmë shumë. Drejtuesit sportivë janë treguar shumë të aftë pasi kanë arritur të afrojnë këtë sezon në huazim lojtarë si Radunoviç dhe Gjimshiti. Të dy mund t’i blinim në fund të sezonit, por për shifra shumë të larta. Të parin për 2 milionë euro, ndërsa të dytin për 10 milionë euro”, zbuloi Takone.