Atalanta e Gjimshitit merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve
Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në Bergamo skuadrën belge të Club Brugge me rezultat 2-1. Pjesa e parë nisi me surprizë, pasi në minutën e 38-të mysafirët kaluan në epërsi. Pas një aksioni të shpejtë, Nicolo Tresoldi asistoi për Christos Tzolis,…

Sport
Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në Bergamo skuadrën belge të Club Brugge me rezultat 2-1.
Pjesa e parë nisi me surprizë, pasi në minutën e 38-të mysafirët kaluan në epërsi. Pas një aksioni të shpejtë, Nicolo Tresoldi asistoi për Christos Tzolis, i cili me një goditje precize nga skaji i zonës dërgoi topin në rrjetë, duke e çuar Club Bruggen në avantazh prej 0-1.
Në pjesën e dytë, trajneri Ivan Juric bëri ndryshime vendimtare dhe ato dhanë rezultat. Pas një ndërhyrjeje të portierit Nordin Jackers në minutën e 73-të, gjyqtari akordoi penallti për Atalantën.
Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lazar Samardžić, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Vetëm pas pak minutash, në minutën e 87-të, erdhi edhe momenti i madh i ndeshjes. Pas një kombinimi të bukur, Mario Pasalic shënoi me kokë pas asistimit të Yunus Musah, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke i dhënë Atalantës tre pikë shumë të vlefshme.
Berat Gjimshiti luajti gjithë ndeshje, duke u konfirmuar si nga më të mirët në fushë, pasi përveç golit, mbrojtja e vendasve qëndroi e pathyeshme deri në fishkëllimën e fundit.
Me këtë fitore, Atalanta merr tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë për kualifikim, ndërsa belgët e Club Brugge po ashtu kanë një fitore pas dy xhirove të para.