“Associated Press” shkruan për Jack Smith-in: Po e hetojnë për aktivitet të dyshuar politik të paligjshëm

Associated Press ka raportur se zyrtarët federalë në ShBA kanë nisur një hetim ndaj Jack Smith, ish-këshilltarit të posaçëm që hetoi Donald Trumpin dhe ish-kryeprokurorin e Hagës para rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë. Zyra e Këshilltarit të Posaçëm, një agjenci federale e pavarur, konfirmoi hetimin të shtunën, pas raportimeve të tjera nga media.…

Lajme

02/08/2025 22:36

Associated Press ka raportur se zyrtarët federalë në ShBA kanë nisur një hetim ndaj Jack Smith, ish-këshilltarit të posaçëm që hetoi Donald Trumpin dhe ish-kryeprokurorin e Hagës para rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë.

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm, një agjenci federale e pavarur, konfirmoi hetimin të shtunën, pas raportimeve të tjera nga media. Smith u emërua këshilltar i posaçëm nga prokurori i përgjithshëm i atëhershëm, Merrick Garland, në nëntor të vitit 2022 për të hetuar Trumpin.

Trump dhe aleatët e tij republikanë, përfshirë senatorin Tom Cotton, kanë akuzuar Smithin për shkelje të Ligjit Hatch, një ligj federal që ndalon zyrtarët publikë nga angazhimi në aktivitete politike.

Smith ngarkoi dy çështje federale kundër Trumpit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës. Pas rizgjedhjes së Trumpit, Smith tërhoqi këto çështje — të cilat nuk ishin çuar në gjykatë — për të shmangur ndjekjen penale ndaj tij, duke ndjekur praktikën e zakonshme të Departamentit të Drejtësisë. Më pas, Smith dha dorëheqjen si këshilltar i posaçëm.

Senatori Cotton, nga Arkansas, kërkoi të mërkurën që Zyra e Këshilltarit të Posaçëm të hetojë Smithin, duke pretenduar se veprimet e tij kishin për qëllim të ndihmonin atëherë Presidentin Joe Biden dhe nën-presidenten Kamala Harris, të dy demokratë, sipas AP.

Jack Smith është kryeprokurori që ia ka përgatitur aktakuzën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.