Të Infektuar: 37.028

Të Shëruar: 22.690

Të Vdekur: 963

Aspirina ulë mundësitë e vdekjes nga Covid-19

12:49 | 28 Tetor 2020

Pacientët me koronavirus që marrin aspirinë kanë 47% më pak gjasë të vdesin sesa ata që nuk marrin, mendojnë shkencëtarët.

Ilaçet kundër dhimbjeve mund të ulin shanset që një pacient të pranohet në kujdes intensiv me më shumë se 40%, sugjerojnë zbulimet e reja, raporton “TheSun”, transmeton lajmi.net.

Ekspertët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland (UMSOM) shikuan të dhënat shëndetësore të 412 pacientëve me koronavirus.

Studimi zbuloi se rreth një e katërta e pacientëve kishin marrë aspirinë me dozë të ulët ose para ose menjëherë pasi ishin shtruar në spital.

Ekspertët, të udhëhequr nga Dr. Jonathan Chow, profesor i anesteziologjisë në UMSOM, zbuluan se pjesëmarrësit që morën aspirinën kishin 47% më pak gjasa të vdisnin në spital nga virusi – në krahasim me ata që nuk po merrnin ilaç, transmeton lajmi.net.

Dr. Chow tha se gjetjet e studimit duhet të konfirmohen përmes provave klinike të rastësishme.

Ai shtoi: “Nëse zbulimi jonë konfirmohet, kjo do ta bënte aspirinën ilaçin e parë të disponueshëm, pa recetë, për të zvogëluar vdekshmërinë në pacientët me Covid-19”.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të gjetur një vaksinë për virusin dhe u zbulua dje se rezervat e një vaksine do të dorëzohen në spitalet e Londrës që javën e ardhshme.

Duke shkruar në studim, Dr. Michael Mazzeffi tha: “Pacientët e diagnostikuar me Covid-19 mund të dëshirojnë të marrin në konsideratë marrjen e një aspirina të përditshme për sa kohë që kontrollojnë më parë me mjekun e tyre”, transmeton lajmi.net.

Studiuesit theksuan se ndërsa aspirina nuk është bërë për t’u përdorur si një masë parandaluese kundër Covid-19 ajo mund të ndihmojë pacientët që kanë kushte themelore shëndetësore dhe për këtë arsye janë më të rrezikuar të vdesin ose të vuajnë nga ndërlikime serioze nga sëmundja.

“Studimet për ta konfirmuar janë të nevojshme për të provuar se përdorimi i aspirinës çon në rezultate më të mira në Covid-19, provat deri më tani sugjerojnë se pacientët mund të diskutojnë me mjekun e tyre nëse është e sigurt për ata që të marrin aspirinë për të menaxhuar parandalimin e komplikimeve serioze”. /Lajmi.net/