Asociacioni, kushti i vetëm i Listës Serbe
Vetëm themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do t’i kthejë në institucionet e Kosovës përfaqësuesit e Listës Serbe. Madje këta të fundit thonë se edhe ndërkombëtarëve ua kanë bërë të ditur një kusht të tillë.

Lajme
Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë thonë se Asociacioni do të themelohet ndonëse, sipas tyre, një proces i tillë do të marrë kohë.
“Themelimi i Asociacionit do të marrë kohë. Asociacioni nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen në institucione të Listës Serbe. Ne kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit, por kjo do të marrë kohë”, ka thënë për “Zërin” Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.
Por zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, thotë se nuk do të kthehen në institucione pa e themeluar Asociacionin.
“Kërkesa kryesore është që të fillojë formimi i BKS-së, e pastaj të kthehemi në institucione. Që të qëndrojmë në atë që është rënë dakord në Bruksel”, ka thënë Stojanoviq, duke shtuar se prania e serbëve në institucionet e Kosovës është që të ndryshojnë kushtet themelore të jetës për serbët