Asnjë projektligj nuk pret më për miratim në Kuvend
Kuvendi i Kosovës dje ka realizuar të gjithë programin të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend.

Lajme
Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishin 35 pika, u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore,
Sipas një informate të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifi, me miratimin e ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend .
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovë, qeveria është instanca që sponsorizon e projektligjet në Kuvendin e Kosovës.