Asnjë progres në arsim, problem serioz me ndotje të ajrit dhe mbeturinat e rrezikshme, vlerëson Raporti i Progresit
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Lajme
Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjerash ka kritikuar Kosovën edhe me mosndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme, raporton lajmi.net.
Sipas KE-së, Kosova po ashtu ka problem serioz në sistemin e arsimit dhe se në këtë drejtim nuk është bërë asnjë progres.
Një problem tjetër sipas KE-së, mbetet edhe ndotja e ajrit e që kjo paraqet problem serioz për shëndetin e popullit kosovar.
“Kualiteti i sistemit arsimor mbetet problem serioz dhe asnjë progres nuk mund të raportohet në këtë fushë. Kualiteti i ajrit mbetet problem serioz për shëndetin publik, ndërsa numri i depove ilegale të mbeturinave vetëm se është rritur nga 1,572 në 2017 në 2,529 në 2019. Përkundër anulimit të fondeve të BE-së, institucionet e Kosovës ende nuk kanë siguruar lokacionin për ndërtimin e deponisë për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme”, thuhet ndër të tjerash në raport. /Lajmi.net/