Asnjë fluturim në Belgjikë të mërkurën, shkak greva e përgjithshme

Asnjë fluturim i planifikuar për të arritur apo për tu larguar nga Belgjika, nuk do të realizohet të mërkurën.

Bota

12/02/2019 17:11

Kështu është bërë e ditur nga mediat e huaja, ndërsa raportohet se të gjitha anulimet kanë ndodhur për shkak të grevës masive lidhur me mosmarrëveshjet për paga, njofton Klan Kosova.

Bruksel Airline, linja ajrore më e madhe e Belgjikës, ka njoftuar për anulimin e të gjitha 222 fluturimeve të planifikuara për të mërkurën, duke ndikuar në mbi 16 mijë pasagjerë.

Kjo ndodhi pas thirrjes së sindikatave të Belgjikës për një grevë të përgjithshme për 13 shkurt, gjë që bëri autoritetet të paralajmëronin udhëtarët që të prisnin vonesa masive me avion, tren dhe autobus.