“Asnjë cent më shumë”- Të premten sërish protestë kundër shtrenjtimit të energjisë-elektrike
Të premten pritet që ZRrE të jap vendimin përfundimtar lidhur me mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar prej 15%. Iniciativa qytetare për kundërshtimin e kësaj rritje, përmes grupit të hapur në Facebook “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! #AsnjeCentMeShume“, ka paralajmëruar protestën e radhës për të parandaluar këtë…

Lajme
Të premten pritet që ZRrE të jap vendimin përfundimtar lidhur me mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar prej 15%.
Iniciativa qytetare për kundërshtimin e kësaj rritje, përmes grupit të hapur në Facebook “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! #AsnjeCentMeShume“, ka paralajmëruar protestën e radhës për të parandaluar këtë vendim, transmeton lajmi.net.
Protesta është paralajmëruar për të premtën në ora 12:00, ku qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ja njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!
ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
📆 E premte, 11 prill 2025
🕛 Ora 12:00
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë,ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.
Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!
Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë:
👉 PEZULLIMI I VENDIMIT PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË.
Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh!
Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi.
Heshtja sot, kushton nesër.
#AsnjeCentMeShume #Protestojme✊