“Asnjë cent më shumë” – Qytetarët organizojnë nismë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Pas njoftimit se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka rekomanduar që energjia elektrike të shtrenjtohet edhe për 15%, qytetarët kanë filluar një nismë kundër shtrenjtimit të rrymës. Iniciativa quhet “Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #asnjecentmeshume”, e cila ka filluar si grup në rrjetin social ‘Facebook’. Administratori i këtij grupi, Luan Hasanaj,…

Lajme

15/03/2025 17:36

Pas njoftimit se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka rekomanduar që energjia elektrike të shtrenjtohet edhe për 15%, qytetarët kanë filluar një nismë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Iniciativa quhet “Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #asnjecentmeshume”, e cila ka filluar si grup në rrjetin social ‘Facebook’.

Administratori i këtij grupi, Luan Hasanaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që përkrahin nismën që ta shpërndajnë posterin e grupit #Asnjëcentmëshumë si fazë e parë e rezistencës ndaj vendimit të ZRRE.

“Çka mund të bëni ju?

1. Bashkohuni me grupin dhe ftoni miqtë tuaj.

2. Shpërndani posterin zyrtar të fushatës dhe përdorni hashtag-un #asnjecentmëshumë.

3. Tagoni Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Qeverinë e Kosovës në çdo postim, që zëri ynë të dëgjohet sa më larg.

4. Qëndroni të informuar për hapat e radhës. Nëse nuk ka reflektim, jemi të gatshëm të ndërmarrim masa më të fuqishme, përfshirë edhe protestat”, ka shkruar ai.