“Asnjë cent më shumë”- Aksion kundër shtrenjtimit të rrymës edhe sot para zyreve të ZRRE-së

Nga data 1 prill qytetarët pritet që të përballen me rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike. 15 për qind është paraparë të jetë ky shtrenjtim i faturave që padyshim do t’ua vështirësojë edhe më tepër jetën të gjithë kosovarëve. ZRRE ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15 % nga muaji i…

Lajme

25/03/2025 08:38

Nga data 1 prill qytetarët pritet që të përballen me rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike.

15 për qind është paraparë të jetë ky shtrenjtim i faturave që padyshim do t’ua vështirësojë edhe më tepër jetën të gjithë kosovarëve.

ZRRE ka propozuar rritjen e çmimit të rrymës për 15 % nga muaji i ardhshëm, e me këtë nuk po pajtohen një pjesë e qytetarëve.

Madje, këta, kanë nisur edhe një iniciativë në rrjetet sociale me moton “Asnjë cent më shumë”.

Në kuadër të Grupit organizativ ‘Asnjë cent më shumë’,  ditën e djeshme u organizua një aksion para zyrave të ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15%

Para hyrjes së zyrave të ZRRE-së, u mbajt një aksion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Aty u kërkua që të mos aprovohet blloktarifa prej 15% e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Një aksion i tillë është paralajmëruar të mbahet sot në ora 11:00./Lajmi.net/