Asllani në radarin e top-klubit gjerman
Klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani. Kështu ka shkruar gazeta e madhe gjermane, “Bild”. Interesimi është i madh nga ana e “verdhezinjëve”, për të nënshkruar me Asllanin. 23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Hoffenheimit. Në 13 ndeshjet e…
Sport
Klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.
Kështu ka shkruar gazeta e madhe gjermane, “Bild”. Interesimi është i madh nga ana e “verdhezinjëve”, për të nënshkruar me Asllanin.
23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Hoffenheimit. Në 13 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.
Asllani është golashënuesi më i mirë deri më tani te Hoffenheimi.
Mësohet se Asllani te Dortmundi mund ta zëvendësojë Serhou Guirassyn, që mund të transferohet në elitën e futbollit arab.
Sulmuesi i qendrës Asllani, ka klauzolë lirimi dhe mund të largohet nga Hoffenheimi në afatin kalimtar veror të vitit të ardhshëm.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.
Për Asllanin raportohet se ka interesim edhe nga Bayern Muncheni dhe Barcelona.