Askush s’ka frikë nga Barcelona

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se skuadrat më nuk i frikësohen Barcelonës, njësoj si dikur. Blaugrana janë vënë nën kritika gjatë këtij sezoni pas humbjeve të befasishme nga Real Valladolid dhe Real Sociedad në La Ligë, dhe për ndryshimin e stilit të lojës nën drejtimin e trajnerit të ri Gerardo Martino. Ramos insiston…

Sport

22/03/2014 11:38

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se skuadrat më nuk i frikësohen Barcelonës, njësoj si dikur.

Blaugrana janë vënë nën kritika gjatë këtij sezoni pas humbjeve të befasishme nga Real Valladolid dhe Real Sociedad në La Ligë, dhe për ndryshimin e stilit të lojës nën drejtimin e trajnerit të ri Gerardo Martino.

Ramos insiston se të flitet për krizë në Camp Nou është e padrejtë duke pasur parasysh se Barcelona është në garë për tre tituj, por beson se rivali ka humbur një element të faktorit të ngjalljes së frikës.

“Flitet për krizë në Barcelonë, por ata janë në finale të Copa del Rey, çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kanë vetëm katër pikë më pak se kreu në La Ligë”, deklaroi Ramos për të përditshmen sportive spanjolle As.

“Ajo që ka ndryshuar në Barcelonë është frika që kishin kundërshtarët. Do të ishte goditje e rëndë për tabelën nëse fitojmë. El Clasico është më ndryshe, është një rivalitet global dhe historik”, u shpreh Ramos para takimit me Barcelonën në Santiago Bernabeu të dielën.