Askush s’do të jetë më i mirë se Ronaldo
Zlatan Ibrahimovic insiston se s’do të ketë më asnjë lojtar më të mirë se legjenda braziliane, Ronaldo. Sulmuesi suedez thotë se braziliani ishte kundërshtari më i mirë ndonjëherë për të.

Sport
Sulmues i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mendon se futbolli nuk do ta shohë kurrë më një sulmues më të mirë se ish sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo.
\’El Fenomeno\’ gjatë karrierës së tij si lojtar i kishte fituar 13 tituj në nivelin e klubeve dhe dy herë Botërorin me Brazilin, në 1994 e 2002.
Ibrahimovic është i bindur se Ronaldo i madh është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur kundër.
“Kundërshtari më i mirë? Kam luajtur kundër shumë, shumë lojtarëve të mirë, kështu që nuk di se kë ta veçoj. Por, do të thosha Ronaldo, Fenomeni”, deklaro Ibrahimovic fillimisht.
“Përse? Sepse ai ishte idhulli im dhe sepse, si një futbollist, ishte komplet”, vazhdoi suedezi për Sports Illustrated.
”Sipas meje, nuk do të ketë kurrë më lojtar më të mirë se ai”, përfundoi ish futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit.
Ronaldo ka realizur më shumë se 350 gola në afro 500 ndeshje të zhvilluara në karrierë, por kishte edhe probleme me lëndime, ndërsa ishte pensionuar në vitin 2011.