Askush nuk e ka pritur që ky mesfushor të transferohet në Barcelonë
Barcelona është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Vicente Iborra.
Sport
Vicente Iborra mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Barcelonës.
Trajneri Luis Enrique është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Sevillas, ka bërë të ditur “Radio Marca”.
Futbollisti spanjoll është i përfshirë në skandalin për kurdisjen e ndeshjes mes Levantes dhe Real Zaragozas, dhe mund të suspendohet.
Por, në rast se del i pafajshëm, para vetes mund ta ketë një mundësi të artë për transferim në Camp Nou.