Askush nuk e do Brunon pas këtij rasti! Goditi me top de Jongin
Skuadra e Manchester Unitedit arriti fitore të madhe mbrëmë në ‘Old Trafford’, pasi mposhti 2 me 1 kundërshtarët nga Katalunia, Barcelonën në UEFA Europa League. Bruno Fernandes ishte një nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje edhe pse futbollisti portugez shkaktoi një penallti gjatë kësaj ndeshje, shkruan Lajmi.net Përveç kësaj, mesfushori portugez bëri një…

Sport
Skuadra e Manchester Unitedit arriti fitore të madhe mbrëmë në ‘Old Trafford’, pasi mposhti 2 me 1 kundërshtarët nga Katalunia, Barcelonën në UEFA Europa League.
Bruno Fernandes ishte një nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje edhe pse futbollisti portugez shkaktoi një penallti gjatë kësaj ndeshje, shkruan Lajmi.net
Përveç kësaj, mesfushori portugez bëri një gjest që shumë tifozë të futbollit po e quajnë si të ‘shëmtuar’. Në një aksion të de Jongit, në momentin kur ky i fundit u faulua dhe ra në tok, Bruno goditi me fuqi topin në trupin e lojtarit holandez.
Me këtë rast, Bruno Fernandes u ndëshkua me kartonin e verdhë – por për tifozët kjo nuk mjaftoi.
Kujtojmë që Manchester United është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Europa League dhe sot gjatë ditës e mëson kundërshtarin e radhës./Lajmi.net/
Bruno Fernández y un lindo homenaje a Maximiliano Falcón. Al portugués le pusieron amarilla, a "Peluca" lo suspendieron dos fechas. pic.twitter.com/klGKs94Geb
— Inti.Camilo (@IntiWasAqui) February 23, 2023