ASK: Rritje e prodhimit në hidrocentralet 88,74 për qind
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikon statistikat e energjisë për muajin dhjetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Në njoftimin e kësaj agjencie vihet në dukje se u shënua rritje e…
Lajme
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikon statistikat e energjisë për muajin dhjetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në njoftimin e kësaj agjencie vihet në dukje se u shënua rritje e prodhimit bruto nga hidrocentralet në dhjetorin e vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.
Në muajin dhjetor 2025, prodhimi bruto i energjisë nga hidrocentralet ishte 27 840 MË/h, që është më shumë për 88,74 për qind, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024.
“Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 932.28 GËh ose 3,64 %, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 674.21 GËh ose 5,83 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,81 %. Importi i energjisë elektrike në dhjetor të vitit 2025 ishte 435.66 GËh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 161.82 GËh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit. Prodhimi i thëngjillit për muajin dhjetor 2025 ishte rreth 678.541 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-13,40 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në Agjencia e Statistikave të Kosovës.