ASK publikon të dhënat, popullsia e Kosovës 1 milion e 586 mijë banorë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, ekonomike familjare dhe banesave. Në bazë të të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë. Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra, transmeton lajmi.net. Nga gjithsej 38 komuna të…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, ekonomike familjare dhe banesave.
Në bazë të të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1 milionë e 586 mijë e 659 banorë.
Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra, transmeton lajmi.net.
Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.
ASK pritet që të bëjë publike edhe të dhëna të tjera që lidhen me jetesën e kosovarëve, e që kanë të bëjnë me ekonominë./Lajmi.net/