ASK-ja publikon të dhënat për çmimet e inputeve bujqësore
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve bujqësore për vitet 2020-2024. Sipas ASK-së, publikimi është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. “Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion”,…

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve bujqësore për vitet 2020-2024.
Sipas ASK-së, publikimi është bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.
“Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion”, thuhet në njoftim.
Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi ka rënie për (-7,7%) për Input 1, krahasuar me vitin 2023.
Ndërkaq, indeksi i çmimeve për Input 2 ka rritje për 1,2%. Kurse, indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) në vitin 2024 ka rënie për -3,5%, krahasuar me vitin 2023.
Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve në bujqësi ka rritje për 27,1% për Input 1 dhe 55,8% për Input 2, krahasuar me vitin 2020.
Indeksi vjetor i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rritje për 39,6% në vitin 2024, krahasuar me vitin 2020.
Produktet që përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues dhe energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbimet e tjera.
Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës).