Ashpërsohet gara zgjedhore brenda partive politike
Reforma të “dhimbshme” pritet të bëhen brenda tri parive politike, LDK, AAK dhe AKR, të cilat po i nënshtrohen një procesi të brendshëm zgjedhor.

Lajme
Në kohën kur partitë politike janë zhytur në ethet e zgjedhjeve të brendshme, “gjakrat” janë nxehur dhe lufta nga brenda është ashpërsuar, shkruan gazeta Zëri.
Bazuar në deklarimet e para disa ditëve, ka gjasa që dy parti politike të udhëhiqen nga gratë.
Mimoza Kusari-Lila duket se është shumë afër që të udhëheqë me AKR-në pas zgjedhjeve në këtë parti, që nuk arriti të hyjë në Parlament në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, veçmas pasi presidenti aktual i këtij subjekti, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar tërheqjen nga gara zgjedhore.
Mirëpo, është edhe një kandidate e një partie tjetër politike, e cila ka paralajmëruar se mund t’i hyjë garës për të parën e një partie politike. Por, Vjosa Osmani e LDK-së duket ta ketë shumë më të vështirë, pasi do të garonte kundër kryeministrit aktual dhe kreut aktual të LDK-së, Isa Mustafa. Madje, nëse Vjosa i futet garës së brendshme zgjedhore, ajo po Isa Mustafës mund të ketë edhe një tjetër grua që ak premtuar se do ta sfidojë, e ajo është Valentina Bunjaku nga dega e LDK-së në Gjilan, shkruan Zëri, i cili ka marrë edhe mendime lidhur me mundësitë e zgjedhjes së tyre në krye të partive respektive.