Asgjësohen rreth 8 mijë copë produkte ushqimore për fëmijë nga “Aptamil” dhe “Nutricia Bebelac”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)  ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7 mijë e 998 copë produkteve ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg. Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet…

Lajme

20/02/2026 11:26

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)  ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7 mijë e 998 copë produkteve ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.

Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

“AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Njashtu u tha se “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”./Lajmi.net/