Asgjësohen afër 20 mijë ton peshk në deponinë e mbeturinave Gjilan
19750 ton peshk janë asgjësuar sot nga zyra regjionale e AUV-së në Gjilan. Siç ka njoftuar AUV-i, sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve. Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg mbi bazën e kategorisë si produkt i pa përshtatshëm…
Lajme
19750 ton peshk janë asgjësuar sot nga zyra regjionale e AUV-së në Gjilan.
Siç ka njoftuar AUV-i, sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve. Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg mbi bazën e kategorisë si produkt i pa përshtatshëm për konsum, shkruan lajmi.net.
“Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së. AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor”, thuhet në njoftimin e AUV-it. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: