Asgjë e re: Albin Kurti bën fushatë duke folur kundër mediave në tubim në Kamenicë
Pavarësisht kritikave e thirrjeve drejtuar atij për ndryshim të qasjes e gjuhës së përdorur në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar po njësoj në një fjalim të mbajtur në Kamenicë, duke sulmuar mediat. I pari i qeverisë së tanishme, ka vlerësuar se sipas tij, që nuk po kanë rëndësi ato…
Lajme
Pavarësisht kritikave e thirrjeve drejtuar atij për ndryshim të qasjes e gjuhës së përdorur në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar po njësoj në një fjalim të mbajtur në Kamenicë, duke sulmuar mediat.
I pari i qeverisë së tanishme, ka vlerësuar se sipas tij, që nuk po kanë rëndësi ato se çfarë po thonë mediat, dhe se të njëjtat, gjithherë sipas Kurtit, janë siç ka thënë ai, ‘‘portale oligarkësh’’.
“E, këto partitë opozitare me keqardhje e them se moti janë bërë si mallra që shiten e blihen, por kësaj radhe edhe iu ka skaduar afati. E tash, shumë njerëz, portale oligarkësh rrotull tyre, po na sulmojnë e po na akuzojnë, me shpifje nga më të ndryshmet, thjesht të dashur qytetarë, disa njerëz nuk po mund të pajtohen me faktin se nuk po ka kurrfarë rëndësie, ama bash kurrfarë rëndësie se çka thonë ata. Sa më parë që e kuptojmë parëndësinë e vetës, i shtojnë rëndësi vetës për të ardhmen. Mirëpo është e qartë që sulmet e akuzat e tyre me përmbajtje shpifje janë dëshmi për neve, se ende nuk janë vetdijesuar e ndërgjegjësuar për parëndësinë e tyre”, ka thënë mes tjerash i pari i VV-së.