Asfalti që u shtrua në dhjetor po largohet tani në Mitrovicë, Mujka i VV-së kërkon shpjegimi nga pushteti lokal

Faruk Mujka nga lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe ish-nënkryetar i Mitrovicës ka thënë se në Mitrovicë po largohet asfalti i cili është shtruar në dhjetor. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Lah Nimani” por sipas tij raste të tilla ka edhe tek “Rruga e Shipolit”, “Mbretëresha…

Lajme

03/07/2024 10:18

Faruk Mujka nga lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe ish-nënkryetar i Mitrovicës ka thënë se në Mitrovicë po largohet asfalti i cili është shtruar në dhjetor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Lah Nimani” por sipas tij raste të tilla ka edhe tek “Rruga e Shipolit”, “Mbretëresha Teutë”.

““Punë e mirë po bahet në Mitrovicë” është frazë që shpesh e lexojmë në portalet tona lokale. Njëra ndër këto punë ësh edhe kjo. Asfalti i shtruar bujshëm me 30 Dhjetor në rrugën Lah Nimani u largua dje pa asnjë shpjegim. Këso punë të mira ka plot në Mitrovicë, si p.sh. rruga e Shipolit, mbretëresha Teutë…”, ka shkruar ai në Facebook.
Mujka ka ndarë edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku po largohet asfalti.
Postimi i plotë: