Asensio i gatshëm të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ dhe të luftojë për 11-she

Marco Asensio është i gatshëm të qëndrojë te Real Madridi dhe të luftojë për një vend në formacionin startues. E ardhmja e Asensios u përfol se është larg ‘Santiago Bernabeu’, por mund të mos jetë ashtu. ‘AS’ njofton se spanjolli është shprehur i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në 11-shen e…

Sport

22/07/2022 23:23

Marco Asensio është i gatshëm të qëndrojë te Real Madridi dhe të luftojë për një vend në formacionin startues.

E ardhmja e Asensios u përfol se është larg ‘Santiago Bernabeu’, por mund të mos jetë ashtu.

‘AS’ njofton se spanjolli është shprehur i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në 11-shen e ‘Mbretërve’, transmeton lajmi.net.

26 vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse do të ia arrijë synimeve të tij anësori./Lajmi.net/