ASAP Rocky dhuron ushqim për strehimoren ku ka jetuar dikur

ASAP Rocky ka dhuruar ushqim në strehimore.

ShowBiz

26/11/2020 15:54

Reperi i njohur amerikan, ASAP Rocky, nuk ka harruar se nga vjen, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Tani që jeta e tij ka ndryshuar pas famës, ai nuk ka harruar të kaluarën dhe ka vendosur që të dhurojë ushqim për strehimoren në të cilën ka jetuar dikur.

I nominuari dy herë për çmimin ‘Grammy’ i shërbeu 83 familjeve, përfshirë 111 fëmijë.

Rocky ndërkohë u përmbahej rregullave ndaj COVID-19, duke respektuar distancën sociale.

Ky veprim i tij u komentua gjithandej, meqë Rocky dhe nëna e tij, Renee Black, qëndruan në strehimore në fillim të viteve 2000.

Thuhet se se ASAP dhe nëna e tij përfituan nga shërbimet e shpëtimit të strehës dhe kjo ishte një arsye e madhe pse ai donte të merrte pjesë dhe t’i kthehej vendit që u siguroi atyre një shtëpi të përkohshme kur ata kishin më shumë nevojë./Lajmi.net/