Asambleisti i VV-së kritikon vonesën e kabinetit në Prishtinë dhe situatën me mbeturinat

Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të kabinetit të kryetarit të zgjedhur, Perparim Rama, tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Azemi ka theksuar se, edhe pse VV-ja ka shumicën në Kuvend, nuk ka pasur asnjë veprim në ndërmarrjen “Pastrimi”, raporton lajmi.net Sipas tij, mbeturinat nuk u hoqën për…

Lajme

27/01/2026 13:31

Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të kabinetit të kryetarit të zgjedhur, Perparim Rama, tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Azemi ka theksuar se, edhe pse VV-ja ka shumicën në Kuvend, nuk ka pasur asnjë veprim në ndërmarrjen “Pastrimi”, raporton lajmi.net

Sipas tij, mbeturinat nuk u hoqën për rreth katër javë, një situatë që dyshohet se është përdorur për të mundësuar një tender afër 1 milion euro për kompani private.

Ai ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorit, duke shtuar se qytetarët po preken nga mungesa e qeverisjes efektive dhe se nevojiten veprime të menjëhershme për menaxhimin e mbeturinave dhe transparencën institucionale.

Postimi i plotë:

Edhe pak ditë bëhen 3 muaj prej kur kanë përfunduar zgjedhjet në Prishtinë.
Perparim Rama ende nuk ka prezantuar kabinetin qeverisës.
Edhe pse ka shumicën në Kuvend, asnjë veprim në ndërmarrjen Pastrimi. Madje qëllimisht nuk u hoqën mbeturinat për rreth 4 javë, që të jepet tender afër 1 milion euro për kompani private.
Na duhet prokurori i Prizrenit edhe në Prishtinë/Lajmi.net/