AS: Real Madrid nuk heq dorë nga Kylian Mbappe

Derisa, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe i ka treguar bashkëlojtarëve që do qëndrojë edhe një vit, Real Madrid do vazhdojë të provojë ta transferojë derisa afati veror të mbyllet.

Sport

18/08/2021 14:20

Në Madrid besojnë së në javën e fundit gjërat mund të ndryshojnë dhe PSG mund ta shesë për të mos e lejuar të largohet si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Dëshmi që Reali është i interesuar për Mbappe ishte komunikata që nuk planifikojnë të nënshkruajnë sërish me Cristiano Ronaldo, madje as si plan B.

Arsyeja është që presidenti dhe bordi kuptuan se ideja për të nënshkruar me Cristianon do konsiderohej nëse Mbappe ishte kauzë e humbur.

Por, gjiganti spanjoll do provoi deri në fund, pra me 31 gusht.

Shumë tifozë të PSG-së të hapur për largimin e Mbappe

Francezi nuk është lënduar vetëm nga fishkëllimat e tifozëve të PSG-së, shumica nga tifozëria Ultra, por ditën tjetër PSG postoi video në rrjetet sociale të Mbappes duke ardhur nga tuneli dhe dëgjuar këto fishkëllima.

Tifozët e PSG-së janë të hapur për shitjen e Mbappe duke ndjekur nënshkrimin me Lionel Messin, që tani është ylli i skuadrës.

Sipas El Chiringuito, jashtë PSG-së, shumë tifozë preferojnë Mbappe të largohet tani për të fituar para sesa ta lejojnë vitin tjetër falas.

“Mbappe do jetë lojtar i Real Madridit”

Madrid mbetet i qetë sepse nëse nuk ndodh transferimi këtë vit, atëherë vitin 2022 gjithçka do jetë e mbyllur.

“Edhe nëse nuk e lejojnë tani, brenda një viti do jetë lojtar i Madridit. Ai vendosi të mos rinovojë dhe është djalosh me ide të qarta. Nëse do ishin paratë, ai do nënshkruante shumë kohë më përpara”, një burim i klubit tha për AS.

PSG i ka ofruar Mbappes 40 milionë euro për sezon, vetëm Messi do fitonte më shumë me 60 milionë euro, por paga e francezit do ishte më shumë se e Neymar dhe te Madrid as afër nuk do ishte kjo vlerë.

Por, Mbappe dëshiron të jetë lideri i projektit të radhës të Realit dhe jo lojtari i tretë. Familja e tij është duke kërkuar shtëpi në Madrid që disa javë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka konfirmuar se nuk do negociojë sepse Mbappe nuk është në shitje, por mes tani dhe 31 gushtit ka kohë dhe gjithçka mund të ndodh./Lajmi.net/