As brune as bionde; Këto janë ngjyrat e flokëve për dimrin 2021-2022
Dëshironi të ndryshoni ngjyrën e flokëve? Ja se çfarë është në modë këtë dimër!
Lifestyle
Çdo dimër, ndërsa jetojmë jetën nën shumë shtresa veshjesh të ngrohta , diferencën na e bëjnë flokët, sidomos ngjyra e tyre.
Shpesh është e vetmja pjesë e jona që është e dukshme. Përsa i përket nuancave specifike, paleta duket dukshëm më ngjyra më të lehta.
Sipas ekspertëve ngjyrat e pasura, neutrale kafe ose ari, bakri do të jenë afatgjata. Hidhini një sy trendeve të fundit për ngjyrën e flokëve:
Zeshkanet gjithashtu do kenë me çfarë të argëtohen. Ju mund të eksperimentoni me nuancat e ftohta por të errëta nëse nuk doni t’i dëmtoni flokët duke i hapur ngjyrën.
Bionde e akullt: Biondeve duhet t’u japim pak dashuri edhe gjatë dimrit. Çfarë mënyrë më të mirë për të thënë “Jam gjysmë gati për të ftohtin” si një nuancë bionde platini?!
Fijet: Një përzierje e fijeve bionde të lehta dhe rrënjëve të errëta.
Rrënjët e errëta: Jo të gjithë kanë kohë për të lyer rrënjët e errëta çdo 3 javë. Por siç tregon Florence ju duhet t’i lini rrënjët tuaja pasi ky është një nga trendet e momentit.
Bionde krem: Një nuancë e ngrohtë e cila ju ëmbëlson.
Majat e hapura: nëse doni të bëni një ndryshim të vogël mund të provoni majat e flokëve në ngjyrë kafe të hapur!