AS: Barcelona konsideron transferimin e CR7, ofron një nga tre yjet e ekipit të parë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vendosur një qëllim ambicioz, që është transferimi i Cristiano Ronaldos në verë.

Sport

22/06/2021 09:10

Laporta dëshiron të bëj ‘çmendurinë’ te klubi katalunas, duke bashkuar dy rivalët e përbetuar, CR7 dhe Lionel Messi në një skuadër, transmeton lajmi.net.

Sipas mediumit spanjoll, AS, Laporta është i gatshëm të ofrojë një lojtarë në shkëmbim te Juventusi për të sjellë Ronaldon në “Camp Nou”.

Antoine Griemzann, Philippe Coutinho dhe Sergi Roberto do jenë lojtarët e ofruar nga klubi blaugranas.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo do ta pranonte këtë marrëveshje, duke marrë parasysh se ka kaluar nëntë vite te Real Madrid, duke fituar çdo trofe të mundshëm dhe bërë historinë në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo ka konfirmuar mundësinë e largimit nga Juventus këtë verë, derisa i interesuar për portugezin mbetet edhe PSG-ja./Lajmi.net/