Lisa Levi performon ulur lakuriq në një guacë tualeti (Foto)

Artistja Lisa Levi do të performojë në New York më 30 dhe 31 janar ne Galerinë “Christopher Stout”. Ajo do të qëndrojë ulur lakuriq në një guacë tualeti nga pesë orë në dy ditë.

ShowBiz

25/01/2016 21:37

Kjo performancë vjen si kundërpërgjigje ndaj artistes Marina Abramovic, e cila pat realizuar një shfaqje, ku rrinte e heshtur para atyre që uleshin përballë saj, transmeton KultPlus.

Levi dëshiron që të protestojë mbi botëkuptimet e sotme të artit dhe egoizmit të artistëve.

Gjatë kësaj performance, vizitorët do të ulen në guacën tjetër të tualetit dhe do të jenë përballë asaj, mu ashtu sikur kushte vepruar Abramovic, ku uleshin vizitorët përballë karriges së saj. Mirëpo, tashmë është bërë me dije ndalohet rreptësisht prekja e artistes. /lajmi.net